Për herë të parë dhe "ndoshta të fundit" , çfarë ndodhi me Ramën në konferencën me Mogherinin?
Ka qenë ndoshta e para konferencë për shtyp, ajo me shefen e politikës së jashtme në BE, Federica Mogherini, ku kryeministri Edi Rama ka folur shkurt për plotësimin e pesë prioriteteve kyçe që do t’i hapnin rrugën Shqipërisë drejt integrimit evropian.

Teksa theksoi rëndësinë e këtyre prioriteteve për integrimin e vendit, Rama në përfundimin të konferencës dakortësia çdo qëndrim dhe thirrje të bërë nga Mogherini duke përfunduar me fjalinë “Më qartë se kaq s’ka”.

Ishte kjo fjalia që kreu i qeverisë la të kuptojë se tashmë është radha e opozitës që të kuptojë se bojkoti parlamentar nuk i shërben aspak integrimit të vendit në BE.

Ndërkohë që mes kreut të qeverisë dhe Mogherinit do të ketë edhe një darkë pune, ku ashtu siç tha dhe vetë Rama çështjet e rajonit do zënë kohën më të madhe të diskutimeve. /Albeu.com/
Shtuar më 03/03/2017, ora 23:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori