Napoli nuk dorëzohet për titullin, shkatërron Atalantën (VIDEO)

Napoli rinis fuqishëm aty ku e la luftën për titull. Në Bergamo, të kaltërit ishin në një prove shumë të rëndësishme që do të thoshte shumë për ta në luftën për titull dhe e kaluan me sukses.

Djemte e Spalletit arriten të fitonin me rezultatin e thellë 3-1 në një fushë ku shumë ekipe të mëdha kanë lënë “kockat”, rezultat që i çon direkt për momentin në vendin e parë në Serinë A.

Fillimisht ishte Insingne që me një penallti të akorduar me VAR kaloi përpara të kaltërit ndërsa Politano dyfishoi në 38’ duke ja bërë më të vështirë Gjimshitit me shokë rezultatin pozitiv.

Gjithsesi në 58’, de Roon rihap ndeshjen per momentin por me gjithë përpjekjet e mëdha në 81’ është Elmas që mbyll llogaritë me golin e tretë. Një fitore 3-1 dhe një sinjal i fortë që Napoli do të sfidojë Milanin deri në fund për titullin.

Në ndeshjen tjetër, Udinese mori një fitore të rëndësishme për mbijetesën teksa deklasoi Cagliarin me fitoren e thellë 5-1.


Shtuar 3.04.2022 17:04

Tags: