Për çfarë po protestojmë?
Nga Eliza Gjediku

Vendi i cili luftoi me shekuj për t'u bashkuar në një të vetëm, sot i mjaftojnë disa fjalë të një force politike për t'u ndare në grupe për të kërkuar gjoja të drejtat e tyre.

Nuk mjaftojnë as vitet, as puna dhe as premtimet për të ndalur vërshimet e popullit, të nxitur nga forcat kundërshtarë politike.

Do të mjaftonin vetëm disa fjalë "te fryra" për pakënaqësi ekstreme për të nxjerrë me mijëra njerëz në sheshe për të protestuar.

Po, si ishte gjendja e vendit para katër vitesh? Si ishte ekonomia, siguria e arsimi në kohën kur vendi qeverisej nga këta politikanë që dje ishin ne pushtet? A i mbajtën ata të gjitha premtimet e bëra nëpër fushata që kalonin miliona euro?

Të protestosh është një e drejtë legjitime e çdokujt për të ngritur zërin ,por për çfarë po protestojmë?

Për një jetë më të mirë por si jetuam dje, ku Shkodra, Lezha e qytete të tjera luteshin për sa më pak shira sepse në të kundërt do detyroheshin të bashkëjetonin me përmbytjet në shtëpitë e tyre.

Mos po kërkojme arsim më të mirë, ku sapo hidhet një ligj për miratim akuzohet se po 'kapet' arsimi nga politikanë të korruptuar. Po si do të vij ndryshimi nëse ne ecim në hapat që dje kritikoheshin dhe nuk sillnin asnjë përmirsim?

A do mundemi të luftojmë korrupsionin nëpër instuticione të ndryshme, kur për të miratuar një ligj antikorrupsion nevojiten muaj , vite për një bashkëpunim minimal mes forcave politike.
Protestohet për kushte më të mira në punë ku në Gërdec kushtet ishin minimale dhe pasojat janë të njohura për të gjithë tanimë. Kërkohet të protestohet për infrastrukture rrugore , ku kjo parti premtoi Tramvain dhe Rrugën e Arbrit.

Vërshuam në rrugë plot vetbesim për ndryshim por a ndihemi më të sigurt se më 21 Janar ku një protest e tillë u kthy në tragjedi. Protestojmë të sigurt pa pasur viktima si në qeverinë e djeshme. Kërkohet perfeksioni kur askush nuk është perfekt.
Pakënaqësitë ndaj qeverive kanë qenë , janë dhe do të jenë ekzistente në politikë.

Ambiciet e politikanëve shkojnë përtej punëve, përtej kultures dhe interesave tona.

Sa herë që kemi ndërrime qeverish kemi konflikte dhe protesta, disa për pakënaqesi e disa të tjera nga egoja dhe interesat e partisë tjetër. Asnjë qeveri nuk ka qenë dhe nuk do të jetë perfekte por nëse do ekzistonte pak bashkëpunim edhe në Shqiperi ,ashtu si në Evrope situata në vend do ishte krejt ndryshe ndoshta shumë më e mirë.

Konflikte interesi , idesh dhe fjalë fyese po kthehen ne monotoni të ditëve të cdo Shqiptari. Shumë të lodhshme janë premtimet boshe , që mbahen nëpër tryeza të rrumbullakëta, ku cdo krah politik shpalos idetë dhe qëndrimin e tij duke kundërshtuar politikanët tjerë e përpos cdo diskutim kthehet në luftë personale e idealesh vetjake.

A duhet që ne ti bindemi cdo thirrje për proteste nga forcat politike , kur ne jemi dëshmitarë të 'aktrimeve' të vazhdueshme të politikës tonë.

Në vërtetë duhet të flasim dhe të kërkojmë të drejtat tona por jo të kthehemi në 'lodra' të partisë, ku me shumë flitet për interesat e tyre sesa për nevojat e popullit.

Për cfarë po luftojmë dhe kë po mbështesim?

Po kundërshtojmë një qeveri të cilën dje e mbështetëm dhe e sollëm në pushtet , e po mbështesim ata që dje i rrëzuam sepse premtuan e nuk realizuan.

Mos vallë kështu vjen ndryshimi, kështu po e kërkojmë të drejtën tonë? Ne duhet të zgjohemi e të mos bëhemi 'mjete' që përdoren për interesa të politikanëve./Albeu.com/
Shtuar më 19/02/2017, ora 20:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori