E FUNDIT/ Vetëm 50 vjeç, COVID-19 i merr jetën mamisë në Elbasan
PPE: Përballja politike të bëhet në Parlament
Pasi demonstrata e të premtes së kaluar u kthye në një demonstratë të dhunshme, që rezultoi me 3 të vdekur, Elmar Brok, Kryetar për Politikën e Jashtme në Grupin e Partive Popullore Europiane në Parlamentin Europian i bën thirrje Edi Ramës (PS) t’i japë fund luftës politike në rrugë dhe ta rikthejë atë në Parlament.

Përmes një konference për shtyp përpara demonstratës që organizoi kreu i PS-së Edi Rama tha se nuk do të kontrollonte turmën, duke hequr nga vetja çdo përgjegjësi për dhunën.

Sipas PPE, ngjarja vjen si pasojë e refuzimit nga ana e kreut të PS-së të rezultatit të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, megjithëse OSBE i konsideroi këto zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Rama duhet t’i japë fund rolit të tij destruktiv të cilin e shfaqi me thirrjet e tij për demonstratë të premten e kaluar, në vend që të kërkojë marrjen e qeverisë, çka përbën edhe një përgjegjësi për të si lider i zgjedhur i opozitës në një sistem parlamentar,” u shpreh Brok.

Planifikimi dhe zhvillimi i demonstratës së të premtes, si dhe dhuna e ushtruar nga protestuesit dhe policia duhet të hetohen nga një komision hetimor parlamentar nën përgjegjësinë e lidershipit të të dy partive, në vend që të lejohet përkeqësimi i situatës dhe dalja e saj jashtë kontollit.
Shtuar më 25/01/2011, ora 17:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori