PPE, Daul: Pozita dhe opozita të bashkëpunojnë
Pëlqej
Partitë Popullore Europiane, PPE, po mbajnë në Bruksel konferencën me temë Ballkani në zemër të Europës, ku është i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.

Gjatë punimeve të konferencës, kreu i PPE, Joseph Daul, u bëri thirrje partive politike në Shqipëri të marrin përgjegjësitë që u takojnë pasi e ardhmja e vendit në BE, sipas tij, është në rrezik.

“Opozita nuk po bën punën e saj duke marrë pjesë aktive dhe të plotë në Kuvend, mendojmë se të gjitha palët duhet të marrin përgjegjësitë për zhvillimet në vend”, tha Daul.

Ai ftoi të gjitha palët të bashkëpunojnë për zgjidhjen e krizës, e cila ka vënë në rrezik raportet e Shqipërisë me BE-në.

Kreu i PPE, tha se ka nje mesazh te qarte kunder qendrimit bojkotues te opozites shqiptare, ndersa theksoi se Partite Popullore Europiane jane duke u perpjekur per gjetjen e nje zgjidhje te krizes politike ne Shqiperi.
Shtuar më 16/11/2010, ora 15:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori