PPD ftoi shqiptarët për mbështetje më 1 qershor
Albeu.com
Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) sonte në Tetovë hapi fushatën zgjedhore me konventën ku u prezantua platforma zgjedhore dhe kandidatët për deputetë.Kryetari i PPD-së, Abdulhadi Vejseli theksoi se partia e tyre e ka focën e vullnetit shqiptar dhe gjithmonë ajo do të mbijetojë si një forcë e fuqishme e zërit të demokracisë.
Vejseli i bëri thirrje forcave politike që të bëjnë një fushatë të qetë dhe t`i shmangen dhunës.
“Shqiptarëve duhet t`i lejohet që të zgjedhin platformën dhe programin më të mirë të partive dhe atë me gjithë bindje të fuqishme e disponon PPD-ja. Subjekti ynë politik ka treguar relevancën politike dhe ne garantojmë se do të jemi çelësi i Qeverisë së ardhshme”, deklaroi kryetari i PPD-së, duke shtuar se ajo qëndron pas aleatëve të saj. Vejseli përjashtoi koalicionimin me BDI-në, duke e quajtur si parti me parime marksiste dhe leniniste.
Sipas tij, zgjedhjet ishin të imponuar nga faktorë politik maqedonas dhe nga partia shqiptare BDI, vetëm e vetëm që siç nënvizoi Vejseli për të penguar platformën politike të qeverisë së mëparshme për të zgjidhur çështjen e gjuhës shqipe, statusin e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së dhe rrumbullakësim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit.
“Ata të cilët tentojnë të bllokojnë aspiratat e shqiptarëve të maqedoni me 1 qershori do ti dënoj vota shqiptare. PPD do të garantojë realizimin e ligjit për gjuhën, ligjin për zgjidhjen e statusit të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së”, deklaroi Vejseli. Nënkryetari i PPD-së, Ismet Ramadani deklaroi se PPD është e para parti shqiptare në Maqedoni e cila në vitet 90-ta i dha grusht të fortë komunizmit dhe diskriminimit sistematik shqiptar.
“PPD projektoi të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoni dhe më gjërë. Kjo parti shqiptarin e orientoi drejt parimeve evropiane dhe amerikane. Do të dëshmojë kulturën e lartë politike shqiptare, nuk kemi tendenca për të përçarë shqiptarët”, deklaroi nënkryetari i PPD-së, Ismet Ramadani.
Sipas tij, Maqedonia patjetër më 9 korrik duhet të jetë në NATO dhe shqiptarët do të jenë ata që do të jenë bartës të këtij procesi. Sipas tij, PPD do të krijojë politikë për investime dhe për përmisim të standartit jetësor.
Kryetari i shtabit zgjedhor dhe sekretari i përgjithshëm i PPD-së, Zimri Elezi deklaroi se në këto zgjedhje PPD do të harrojë 30 mijë votat e zakonshme dhe do të arrijë të fitojë mbi 50 mijë vota. Ai bëri thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike. “Jemi kundër të keqes dhe të kemi zgjedhje të ndershme dhe në një atmsoferë të denjë demokratike. PPD nga ky vend distancohet nga çdo lloj dhune dhe incidente”, deklaroi shefi i shtabit zgjedhor të PPD-së, Zemri Elezi.
Zëdhënësi i PPD-së, Arianit Hoxha lexoi telegramet e urimit të lëshuara nga diaspora shqiptare e Maqedonisë si dhe shoqatat kombëtare shqiptare nga Tirana, Prishtina dhe diaspora. (ina)
Shtuar më 13/05/2008, ora 08:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori