PPD e kënaqur nga fushata zgjedhore
Albeu.com
Zëdhënësi i PPD-së, Arjanit Hoxha, premtoi se nëse partia e tij bëhet pjesë e qeverisë së re, do ta kushtëzojë që për tre muaj, të realizojë kërkesat e shqiptarëve.Partia për prosperitet demokratik është e kënaqur që shqiptarët e Maqedonisë e kanë kuptuar drejtë mesazhin dhe programin e tyre prandaj presin fitore senzacionale më 1 qershorë. Zëdhënësi i PPD-së, Arjanit Hoxha tha se nëse arrihet synimi i tyre për të qenë celësi I formimit të qeverisë së ardhshme, brenda 60 deri 90 ditësh, do të kushtëzojnë që të sjell ligjin për familjet e dëshmorëve dhe invalidëtve të luftës së UCK-së, Ligj për përdirimin e flamurit shiptar, Ligj për përdoriminne gjuhës shqipe.
"Ne gjithashtu do të kushtëzojmë qeverinë që brenda 10 ditëve të formimit të saj, Maqedoni të njohë Kosovën si shtet të pavarur", tha zëdhënësi Hoxha.
Sipas tij, PPD do ti imponojë qeverisë së re të ndryshojë emrin për t'u anëtarësuar në NATO dhe BE, pasi shqiptarët nuk shohin ardhmëri tjetër.
PPD dënon të gjitha incidentet zgjedhore dhe apelojnë për një atmosferë të qetë dhe festive dhe zgjedhje të qeta, fer dhe demokratike. "Apelojmë që 1 Qershori të jetë ditë festive sepse atë ditë do të festojnë të gjithë qytetarët", porositi Hoxha.
Shtuar më 24/05/2008, ora 01:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori