PPD angazhohet që me negociata lugina e Preshevës t'i bashkangjitet Kosovës
Albeu.com
Partia për Prosperitet Demokratik u ka bërë thirrje partive të tjera shqiptare nga Bujanoci dhe Presheva që të formojnë një trup të përbashkët të quajtur Këshill Kombëtar, i cili si përfaqësues i bashkësisë shqiptare do të hynte në negociata me qeverinë e Serbisë që këto komuna t'i bashkangjiten Kosovës. Kjo bëhet e ditur përmes një komunikate të nënshkruar nga Jonuz Musliu, kryetar i Partisë për Prosperitet Demokratik. Pas kërkesës në fjalë kanë shprehur kundërshtimin e tyre Partia Socialiste dhe ajo Radikale e Serbisë.
Shtuar më 06/06/2007, ora 15:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori