Pesë të dënuar në
burgun e Bençës në Tepelenë janë infektuar me
koronavirus. Të infektuarit janë transportuar për në
burgun e Shën Kollit për tu izoluar dhe për të marrë trajtim për sëmundjen.
Ndërkohë, vetëm ditën e djeshme kanë ndërruar jetë 11 pacientë dhe rezultuar 597 të infektuar, nga të cilët 8
raste ishin në Tepelenë. Aktualisht në qarkun e Gjirokastrës janë 416
raste aktive, një nga zonat më pak të prekura nga Covidi.
Shifrën më të lartë të rasteve aktive e ka Tirana me 6891
raste dhe Durrësi me 1218
raste.
Shtuar më 16/11/2020,
ora 09:57