Postoi foto me Ramën, demokratët "masakrojnë" Greta Koçin

Pëlqej
Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama postoi foto me dy motrat këngëtare Eni Koçi dhe Greta Koçi.

Ashtu siç pritej, fotoja e Gretës e cila ka mbajtur postin e kreut të Forumit Rinor të PD në kohën e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka ngjallur shumë reagime negative nga demokratët të cilët e kanë konsideruar “tradhëti”.

Pas shpërndarjes në Facebook-un e Eni Koçit, demokratët kanë vërshuar në komente ku i kanë akuzuar motrat Koçi si tradhëtare të Berishës e PD-së. /albeu.com/

Shtuar më 16/07/2017, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori