Posta shqiptare feston 99-vjetorin e pullës së parë
Posta shqiptare ka festuar 99-vjetorin">99-vjetorin e emetimit të pullës së parë Shqiptare, e cila daton në 5 maj të vitit 1913.
Drejtori i Postës Shqiptare Arqile Gorea e cilësoi pullën si një simbol dhe gur kilometrik të historisë sonë.

Ai u shpreh se me emetimin e pullës së parë zuri fill edhe filatelia kombëtare e cila ka qenë kurdoherë pjesë dhe shprehëse e identitetit tonë kombëtarë.

Pulla e parë e cila u emetua 6 muaj pas shpalljes së pavarësië kishte formën e një vule me ngjyrë të zezë me të cilën u shtypën 2232 zarfa me ngjyra të ndryshme. /albeu.com/

Shtuar më 05/05/2012, ora 19:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori