Posta Shqiptare emeton pullën postare "Papa Françesku në Shqipëri"
Pëlqej
Teksa i gjithë vendi ka nisur të dekorohet për ardhjen e Papës, një tjetër simbolikë është marrë në shqyrtim, teksa Posta Shqiptare ka emetuar pullën postare "Papa Françesku në Shqipëri".

Me rastin e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, Posta Shqiptare emeton një pullë postare të posaçme, me sasi të limituar, e cila do të dalë në qarkullim po në këtë ditë.

Dizajni i bocetit është realizuar nga autori Petraq Papa dhe ka një vlerë prej 100 lekë. Tirazhi për filatelinë është 3800 seri, ndërsa për shërbimin postar është 5.000 copë si dhe 200 FDC. Posta Shqiptare ka eskluzivitetin e emetimit dhe prodhimit të pullës postare shqiptare.

Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi është shprehur se Posta Shqiptare shpreh kënaqësinë e emetimit të kësaj pulle kaq të rëndësishme dhe shprehu gatishmërinë që në të ardhmen “nëpërmjet pullës postare shqiptare, të pasqyrohen ngjarje të tjera të rëndësishme historike, kulturore, sportive, etj, të vendit tonë dhe ato ndërkombëtare”. /albeu.com/

Shtuar më 16/09/2014, ora 15:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori