Posta Shqiptare bën analizën e 6-mujorit të parë të 2014-s
Pëlqej
Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Ardit Çela prezantoi sot për mediat analizën e treguesve ekonomiko- financiare për vitin 2013">2013 dhe 6-mujorin e parë të viti 2014. Sipas tij në Posta Shqiptare, gjatë vitit 2013">2013 ka bërë përpjekje për realizimin e të gjitha objektivave për të përmbushur misionin e saj kryesor në shërbim të klientëve të saj, me synim realizimin e treguesve kryesor ekonomiko financiar. Pavarësisht rezultatit shumë pozitiv të 3 mujorit të katërt, nuk u arrit të shmangej humbja e akumuluar gjatë 2013">2013-ës.

Duke iu referuar shifrave, Çela sqaroi se të ardhurat rezultojnë me mosrealizim me vlerë prej 336 milion lekë ose rreth 16 % më pak se programi vjetor 2013">2013. Çela bëri prezentë edhe treguesit e 6 mujorit të parë të vitit 2014, prej nga ku Posta Shqiptare rezulton me performancë financiare pozitive, me fitim 144.7% ose 9 herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, nga 13.4 mln në 6 mujorin 2013">2013 në 127.5 mln lekë në 6 mujorin e vitit 2014-s.

Këto rezultate, sipas Çelës janë rrjedhoje e rritjes së përgjegjësisë në realizimin e aktivitetit të shoqërisë në të gjithë aktivitetin e kompanisë, por veçanërisht në dy shërbimet bazë, siç janë shërbimi postar, i cili ka patur një rritje të dukshme të volumit të shërbimeve ekspres 30.5% ose 16 mln lekë më shumë se 6 mujori 2013">2013, treg në të cilin Posta Shqiptare përballet me konkurrencën e fortë të operatorëve privat. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 15:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori