Portugalia pritet të njohë shumë shpejt Kosovën
Albeu.com
Sipas mediave portugeze, opozita e këtij vendi ka kërkuar raportimin në këtë komitet para se të merret një vendim. Ministri Amado ka nisur konsultimet për këtë çështje me të gjitha partitë opozitare.Mediat portugeze njoftojnë se Portugalia pritet ta njohë shumë shpejt pavarësinë e Kosovës. Ministri i Jashtëm Luis Amado, pritet të takohet me Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Parlamentit të vendit, për të diskutuar për çështjen e njohjes sa më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës.

Sipas mediave portugeze, opozita e këtij vendi ka kërkuar raportimin në këtë komitet para se të merret një vendim. Ministri Amado ka nisur konsultimet për këtë çështje me të gjitha partitë opozitare.

Fqinji i saj, Spanja ka ushtruar presionin mbi Lisbonën zyrtare për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës. Madridi i trembet njohjes për shkak të problemeve që saj, me baskët në veri të vendit, të cilët kërkojnë pavarësinë prej dekadash.
Shtuar më 03/10/2008, ora 16:37
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori