Portugalia njohu pavarësinë e Kosovës
Albeu.com
"Është në interesin e shtetit portugez të procedojë sot me njohjen zyrtare të pavarësisë së Kosovës", ka thënë ministri Amado para Komitetit për marrëdhënie me jashtë në Parlamentin e Portugalisë.Portugalia e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur minsitri i Jashtëm portugez, Luis Amado.

Portugalia është bërë kështu vendi i 48 në botë dhe vendi i 22 i Bashkimit Evropian që e ka njohur Republikën e Kosovës - shtet të pavarur dhe sovran.

"Është në interesin e shtetit portugez të procedojë sot me njohjen zyrtare të pavarësisë së Kosovës", ka thënë ministri Amado para Komitetit për marrëdhënie me jashtë në Parlamentin e Portugalisë, duke shtuar se, "ne jemi të bindur se pavarësia e Kosovës tashmë është e pakthyeshme".

Vendimi i Portugalisë vjen një ditë para se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të votojë për rezolutën serbe.
Shtuar më 08/10/2008, ora 04:53
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori