Ish-futbollisti i njohur aksidentohet rëndë, hyn menjëherë në sallën e operacionit (VIDEO)

Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident i rëndë, ku i përfshirë ishte ish-futbollisti i njohur i Real Madrid dhe Napolit.

Bëhet fjalë për Freedy Rincon, i cili ka pësuar një aksident të rëndë, ku së bashku me të ndodheshin në makinë edhe 3 persona të tjerë.

Aksidenti ka ndodhur në Cali të Kolumbisë. Makina ku po udhëtonte 55-vjeçari u përplas nga një autobus. Të plagosurit u dërguan menjëherë në një qendër shëndetësore dhe Rincon i është nënshkruar një operacioni dhe është futur në sallën e kujdesit intensiv.

Ish-futbollisti u dërgua me urgjencë në spital dhe u fut menjëherë në sallën e operacionit pas goditjes së pësuar në kokë.

Nga aksidenti probleme pati edhe shoferi i autobusit. Menjëherë policia arriti në vendngjarje dhe pritet të zbardhë ngjarjen./ h.ll/albeu.com


Shtuar 11.04.2022 21:06