E rëndë në Berat, gjendet i mbytur një 23-vjeçar në rezervuar

Mëngjesin e sotëm është gjetur i mbytur në ujërat e rezervuarit të fshatit Sqepur 23-vjeçari shurdh-memec Llazar Palla, i zhdukur disa ditë më parë.

Ai u gjet nga polumbarët e Reneas, pas kërkimit në vendin ku edhe dyshonin familjarët se mund të kishte rënë.

Familjarët e 23-vjeçarit Llazar Palla, kishin denoncuar në polici se vëllai i tyre shurdh-memec ishte zhdukur dhe dyshimet e tyre ishin se ai mund të ishte mbytur.

Familjarët kanë kërkuar ndihmën e polumbarëve, që pas 3-ditësh kanë mbërritur dhe e kanë gjetur trupin e pajetë të djalit, që është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Berat për t’ju nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.


Shtuar 17.03.2022 12:35