Nuk rrespektuan masat ndaj COVID 19, dhjetra të ndaluar në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 43 shkelje, 27 prej tyre janë ndaluar nga policia, pesë janë paralajmëruar ndërsa për të tjerët në vijim do të merren masat e duhura.

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është marrë vendim për izolimin e 91 personave kurse 23 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.

Policia gjatë 2,033 kontrolleve tek personat që janë në izolim dhe vetizolim ka konstatuar se një person nuk i është përmbajtur rregullave të izolimit, respektivisht gjatë kontrollit nuk është gjetur në shtëpinë e tij.

Në karantinë shtetërore gjatë 24 orëve të fundit janë futur edhe 204 persona.


Shtuar 3.04.2020 08:42