Portali grek: Në Tiranë po përgatitet arrestimi i ish-kryeministrit Berisha
Pëlqej
Në Tiranë po përgatitet arrestimi i ish-kryeministrit Sali Berisha. Kështu shkruan portali grek voria.gr, i cili duke u bazuar tek burimet e saj pranë qeverisë së Edi Ramës, shkruan se me arrestimin e Sali Berishës, qeveria e kryeministrit Rama dëshiron të provojë se është e gatshme për t’u marrë me fenomenin e korrupsionit.

“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka qenë arsyeja kryesore për dështimin e Shqipërisë për të marrë një datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE” shkruan voria.gr

Ja pikat ku bazohen akuzat sipas “VORIA.gr”:

1. Ngjarja e 21 janarit 2011, ku u vranë katër demonstrues.

2. Rasti i Gërdecit- Shpërthimi i municionit në fshatin Gërdec ku 26 persona u vranë dhe të paktën 300 mbetën të plagosur dhe 4,000 shtëpi u shkatërruan, përfshin Berishën dhe djalin e tij.

3. Ndarja e detit, marrëveshja me Greqinë për të përcaktuar kufijtë detarë- Kjo konsiderohet tradhtia më e madhe e atdheut pas shitjes së Shën Naumit dhe kapitullimit të Ahmet Zogut. Në këtë akuzë shihen si përgjegjës Sali Berisha kur ishte kryeministër, dhe Lulzim Basha në rolin e ministrit të Jashtëm.

4. Korrupsioni- Berisha konsiderohet si i përfshirë në aferë korruptive në ndërtimin e autostradës Durrës-Kukës.

5. Grushti i shtetit në 14 shtator 1998- Ish-kryeministri Berisha identifikohet si arkitekt i grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998, ngjarje e ndodhur pas vrasjes së liderit demokrat, Azem Hajdari.
Shtuar më 19/09/2014, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori