Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë zyrtarisht si të pandehur
Gentian Malindin si porositës të sasisë prej 137 kg kokainë që pritej të mbërrinte vitin e kaluar në Portin e Durrësit.
Kujtojmë se kokaina ishte fshehur në katër konteinerë të mbushur me banane që vinin nga Ekuadori drejt Shqipërisë. Porositësit e drogës, të pikasur nga DEA amerikane, kishin shfrytëzuar itinerarin e importit të frutave ekzotike për të transportuar brenda konteinerëve edhe “dërgesën” e tyre.
Me autorizimin e DEA-s amerikane, kur
konteinerët mbërritën në portin e Pireut në Greqi u krye edhe zëvendësimi i
kokainës me oriz. Kështu autoritetet ishin një hap para trafikantëve. Në Shqipëri diçka mesa duket nuk shkoi siç duhej, dhe personi i dyshuar si porositësi
Gentian Malindi, arriti të arratisej pasi hapi një prej pakove dhe pa se aty nuk kishte kokainë por oriz.
Të arrestuar për këtë ngjarje janë Altin Myslihaka peshkatar dhe Ardian Bega, punonjës sigurie në Port ndërsa
Gentian Malindi vijon të jetë në kërkim.
Ardian Bega pohoi para oficerëve se ishte kontaktuar nga
Gentian Malindi që të merrte diçka në
konteinerët me banane, brenda të cilave kishte 137 kg kokainë. Po sipas Begës, pasi
Malindi kishte pikasur se ishte në vëzhgim nga policia, e kishte hedhur drogën nga makina në zonën e Shkëmbit të Kavajës.
Shtuar më 27/11/2020,
ora 13:59