Ishte mbështjellë me qese blu, dëshmia tronditëse e qytetarit që gjeti foshnjen e pajetë

Ditën e sotme eshtë gjetur një foshnje e pajetë e braktisur në koshin e mbeturinave në Tiranë nga një pjesëtar i komuniteti rom i cili është gjendur aty duke këqyrur koshin.

Në një intervistë për abcnews.al ai shprehet se trupi ishte futur në kuti dhe ishte mbështjellë me një qese blu.

Ai tregon se është tmerruar kur ka parë foshnjen e pajetë dhe menjëherë ka njoftuar policinë.

“E kam gjetur rreth orës 12:00. E kam parë në një qese blu. E kam hequr qesen E kam hapur dhe në atë moment kam parë krahun që ishte foshnje. Kam lajmëruar policinë dhe ajo ka ardhur urgjentisht.

E hapa kutinë dhe pashë që ishte foshnje dhe kam lajmëruar policinë direkt. Ka ardhur ambuklanca. Shkova bëra deklarata dhe më lëshuan.

Tregova si i gjeta. Kam hequr vetëm shiritin se lexonte seksi mashkull. Kutinë e kam hapur me shkop. Aty u tmerrova dhe lajmërova policinë”, u shpreh ai.


Shtuar 18.08.2020 13:38