Populizmi bajat i Ramës me Biblën dhe Ramazanin në "Opinion" (VIDEO)
Kryeministri Rama ishte i ftuar mbrëmë në "Opinion" ku po flitej mbi ndihmën ndaj shtresave në nevojë, ku ndër të tjera spikati një moment në të cilin ai refuzon të lexojë Biblen.

Pastor Akil Pano i thotë Fevziut se nuk i ka syzet me vete dhe i kërkon Ramës të lexojë se çfarë thotë Bibla për të pasurit që ndihmojnë të varfërit, por Rama thotë se nuk mundet t'a lexojë sepse jemi në Ramazan dhe respekton muajin e shenjtë. (Shiko videon), shkruan Albeu.com.

Rama mund të ketë një mijë arsye se përse nuk do të lëxojë një liber të shenjtë në televizion, të cilat janë të kuptueshme në një shoqëri multifetare si e jona, megjithatë përdorimi i Ramazanit dhe Islamit si shkak për të mos lexuar Biblën përveç se e rrezikshme duket një populizem bajat, të cilën mund t'a bëjnë vetëm ata që nuk e njohin kulturën fetare në përgjithësi.

Ramazani, pra agjerimi është një raport i besimtarëve myslimanë me Krijuesin dhe as leximi dhe as mos leximi i librave të tjerë të shenjtë nuk interferon në këtë raport.

Myslimanët nuk besojnë se leximi i Biblës para, gjatë apo pas muajit të Ramazanit i fyen apo është shenjë mos respekti ndaj tyre, përkundrazi, personazhet kryesore të saj si nëna e Jezusit, Maria (Merjem) dhe vetë Jezusi (Profeti Isa) janë ndër figurat më të dashura për myslimanët.

Rama bën faulle të tilla ose nga injoranca mbi kulturën fetare ose për qëllim të keq duke dashur që të përdorë ndjenjat e besimtarëve për qëllimet e tija të mbrapshta politike. /albeu.com/


Shtuar më 06/06/2018, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori