Popovski vjen sot në Tiranë
Ministri i jashtëm maqedonas Nikolla Popovski, viziton sot Tiranen me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të jashtëm Edmond Haxhinasto.

Dy kryediplomatët pas takimit kokë më kokë do të mbajnë një konferencë për shtyp në mjediset e MPJ-së. Në programin e vizitës përveç bisedimeve zyrtare ndërmjet dy ministrave të punëve të jashtme, janë parashikuar takime të ministrit Popovski edhe me kryeministrin, Sali Berisha, kryetaren e parlamentit, Jozefina Topalli, presidentin Bamir Topi dhe minoritetin maqedonas në Shqipëri.
Shtuar më 03/10/2011, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori