Poni: Rama sabotoi festën e shqiptarëve
Pëlqej
Kryetari i këshilltarëve të Partisë Demokratike në këshillin bashkiak të Tiranës, Ferdinand Poni akuzoi sot Edi Ramën se ka sabotuar festën e shqiptarëve.
Ferdinand Poni tha në një konferencë për media, se moszbukurimi i rrugëve të Tiranës nga ana e bashkisë tregon një veprim të turpshëm të Ramës për të përjashtuar kryeqytetasit nga kjo festë.

“Edivin Rama me përzierje të ulët morale mes mbartësit të një fryme moralisht të ulët nuk mund të rrijë asnjë ditë pa fyer shqiptarët”, u shpreh Poni, sipas të cilit, Rama ka shkelur dinjitetin dhe ligjin e këtij shteti.

Zv/ministri i Brendshëm, nënvizoi se në emër të këshilltarëve demokratë do të kërkojë shkarkimin nga detyra të Ramës si dhe procedim penal për të pasi ka thyer kushtetutën dhe ligjet si dhe dëmtuar interesat e shqiptarëve.

“Kjo situatë e përsëritur tregon se këto veprime që është shumë pak t`i quash si tradhti dhe prishje të imazhit, dhe i jep të drejtë qytetarëve të kërkojnë që të merren masa për këto veprime të tilla”, nënvizoi Poni.
Shtuar më 29/11/2010, ora 17:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori