Rooney i thotë hapur: Liverpooli e meriton titullin kampion

Wayne Rooney thotë se Lierpooli e meriton titullin këtë sezon në Premier League.

Ish-sulmuesi i Manchester United, këmbëngul se ndeshjet duhet të përfundojë për të vendosur kampionin, skuadrat që bien nga kategoria por edhe ato që kualifikohen në kupat e Europës.

“Liverpool do të fitojë Premier Leaguen. Ata kanë qenë fantastikë këtë sezon. Ata kanë luajtur kaq mirë dhe puna e tyre duhet të shpërblehet me titullin kampion.

“A mund ta imagjinoni duke pritur 30 vjet dhe pastaj t’ia hiqni prej duar titullin? Vendimi i duhur është marrë sepse e meriton”, tha Rooney në një intervistë për “Times”.

“Ndeshjet e sezonit duhet të zhvillohen duhet gjetur një zgjidhje, mbase mund të luhen me dyer të mbyllura”, tha Rooney

Sezoni i Premier League është hedhur në dyshim nga pandemia e koronavirusit me kampionatin e shtyrë deri në të paktën 2 maj për shkak të krizës globale shëndetësore.

Liverpoolit i duhen vetëm 6 pikë për të siguruar matematikisht pas 30 vitesh titullin e parë të Premier Leagues.


Shtuar 23.03.2020 09:53