Polt: Zgjidhja per Kosoven pas 120 diteve bisedime
Albeu.com
Shtetet e Bashkuara ne koordinim me Bashkimin Evropian dhe me Rusine (nese ajo e deshiron kete bashkepunim), pas 120 ditesh te negociatave do ta gjejne zgjidhjen per statusin e Kosoves, qe do te jete pavaresi e mbikeqyrur dhe e cila nuk do ta destabilizoje rajonin.Pas 120 ditesh te negociatave do te gjendet zgjidhja per statusin e Kosoves, qe do te jete pavaresi e mbikeqyrur dhe qe nuk do ta destabilizoje rajonin

Shtetet e Bashkuara ne koordinim me Bashkimin Evropian dhe me Rusine (nese ajo e deshiron kete bashkepunim), pas 120 ditesh te negociatave do ta gjejne zgjidhjen per statusin e Kosoves, qe do te jete pavaresi e mbikeqyrur dhe e cila nuk do ta destabilizoje rajonin. Deklarata vjen nga ambasadori amerikan ne Serbi, Majkell Polt. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara konsiderojne se pavaresia e mbikeqyrur eshte zgjidhja me e mire per Kosoven dhe ajo do te arrihet, nese jo me rezolute ne Keshillin e Sigurimit, atehere ne ndonje menyre tjeter. "Ne besojme se Keshilli i Sigurimit eshte vendi me i mire per zgjidhjen e kesaj çeshtjeje", deklaroi Majkel Polt dhe shtoi se kjo nuk u arrit per "shkak te vendit me te drejte te vetos, Rusise dhe per shkak se Serbia se bashku me Rusine kane punuar ne bllokimin e vendimit" ne Kombet e Bashkuara. Ambasadori Polt tha se plani i Martti Ahtisaarit eshte "baze solide per jete te perbashket te njerezve ne Kosoven e pavarur". Javen e ardhshme zoti Polt e perfundon sherbimin e tij ne Serbi. news24
Shtuar më 26/07/2007, ora 20:49
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori