Hajdari thirrje për bojkot: Mos shkoni në mbledhje pa u hapur listat

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari deklaroi se nuk do të heqë dorë nga kërkesa për lista të hapura.

Ajo u ka bërë thirrje kolegëve të saj të opozitës parlamentare që të bojkotojnë mbledhjet deri në miratimin e plotë të listave të hapura 100%.

Draftin e PS, Hajdari e quajti hileqar që ka për qëllim të pengojë të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur të drejtën e tyre.

“Reforma Zgjedhore ka rënë gjithmonë. Partitë përpiqen ta përdorin për të fuqizuar partitë e tyre dhe pushtetin e tyre. Është e trishtë sepse kemi kërkuar gjatë gjithë kohës që qytetarët duhet të kenë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur të drejtën e tyre.

Drafti i PS është hileqar, ndaj ne duhet të vazhdojmë që t’i bëjmë thirrje për hapjen e listave. Duhet të kemi një parlament që është më i përgjegjshëm dhe kushdo të jetë kryeministër do kemi mundësi të uli korrupsionin. Nuk ka asnjë cm pas dhe ftoj kolegët që të shqyrtohet propozimi jonë”, tha Hajdari.


Shtuar 1.10.2020 12:13