Ministri i Jashtëm polak, Radostav
Sikorski zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë, ku pati dhe një takim me homologun e tij Haxhinasto. Vetëm pak kohë pas marrjes së presidencës të
Bashkimit Europian, Polonia do të mbështesë fuqishëm integrimin e Shqipërisë.
Sikorski u shpreh për mediat në lidhje me
procesin zgjedhor se deri më tani janë plotësuar kushtet, ndërsa ende nuk ka pasur ankesa nga vëzhguesit ndërkombëtarë të
zgjedhjeve.
“Ajo që mund të
them nga vëzhgimi i këtyre
zgjedhjeve është se metodat janë korrekte, transparente dhe nuk kemi parë vërejtje. Gëzohem shumë kur mësoj se ODHIR deri më tani nuk ka vërejtje për
procesin zgjedhor”, tha
Sikorski.
“Kur Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat, atëherë 3 javë më vonë do të bëhet anëtare e
Bashkimit Europian, por sikundër ju e dini, këto procese nuk lidhen me data konkrete por me plotësimin e kushteve. Në momentin që Shqipëria do t’i plotësojë ato, atëherë nuk do të ketë asnjë vonesë. Këtë e
them me plot bindje”, tha ai.
Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë pati takime zyrtare dhe me kreun e shtetit, Bamir Topi si dhe me kryeministrin Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2011,
ora 18:29