Pollo i bashkohet Berishes
Pëlqej
Albeu.com
Pas shume kohesh dy kryetaret, demokrati Sali Berisha dhe reformatori Pollo, zhvilluan takimin e pare koke me koke ne kuader te negociatave per marreveshjen parazgjedhore.Marredheniet PD-PDR jane permiresuar se tepermi sidomos pas perfundimit te punimeve te Kuvendit Kombetar te Partise Demokratike. Takimi i pare qe nga shkeputja e Pollos nga PD-ja eshte zhvilluar dy muaj para shume rastesisht, kurse takim i programuar ishte vetem ai i zhvilluar dje nen pranine edhe te dy sekretareve te pergjithshem, demokratit Ritvan Bode e reformatorit Ferdinand Xhaferri. Berisha e ka cilesuar kete takim si mjaft te frytshem: "Shoh qe opozita po gjen gjuhe te perbashket per te ecur e sigurt drejt nje fitoreje te permasave te thella". Kjo ishte nje fitore e Berishes ne perpjekjet e tij per rigrupimin e opozites. Pas terheqjes ne PD te ish-themeluesve, forimit te KOP, ky ishte nje sukses i pamohueshem i Berishes, i cili afroi ne aleance partine me te cilen u perplas ashper ne zgjedhjet e vitit 2001 per shkak te sigles. Gazeta Shqiptare/albeu/balkanweb
Shtuar më 27/04/2005, ora 15:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori