Politikani serb provokon shqiptarët: E quan Shkodrën qytet antik të Serbisë! (FOTO LAJM)
Një politikan
serb ka vendosur të trazojë ujërat, duke bërë një deklaratë të fortë për
qytetin verior të Shqipërisë,
Shkodrën.
Politikani
serb, i cili jeton në Mal të Zi, Vladislav Dajkovic, ka postuar një foto nga Shkodra dhe shkruan se e konsideron
qytet serb.
Madje me krenari thotë se
Shkodrën e ka çliruar stërgjyshi i tij, dhe se nuk e harron historinë ku është i lidhur ngushtësisht për shkak të traditës
familjare.
"Sot kam vizituar
qytetin antik
serb Shkodra, në Shqipëri. Për këtë
qytet më lidh tradita
familjare, sepse Esad Pasha ia ka dorëzuar çelësat e qytetit gjatë çlirimit malazez të Shkodrës.
Si stërnip i Luke Shutovog Dajkoviç, gjithmonë ndjehem bukur në këtë
qytet, por gjithashtu me trishtim kur kujtoj mësimin e këngëve serbe, si: “Zidanja Skadra na Bojani” (ndërtimi i Shkodrës në Bunë) në letërsinë tonë.
Nuk e harrojmë historinë tonë, as me çmimin e jetës. Le të rrojë populli ynë, kudo që është", ka shkruar ai. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2020,
ora 17:44