Vëllai i Maradonës reagon me lot në sy: Diego pësoi një atak kardiak
Politikani serb provokon shqiptarët: E quan Shkodrën qytet antik të Serbisë! (FOTO LAJM)

Një politikan serb ka vendosur të trazojë ujërat, duke bërë një deklaratë të fortë për qytetin verior të Shqipërisë, Shkodrën.

Politikani serb, i cili jeton në Mal të Zi, Vladislav Dajkovic, ka postuar një foto nga Shkodra dhe shkruan se e konsideron qytet serb.

Madje me krenari thotë se Shkodrën e ka çliruar stërgjyshi i tij, dhe se nuk e harron historinë ku është i lidhur ngushtësisht për shkak të traditës familjare.

"Sot kam vizituar qytetin antik serb Shkodra, në Shqipëri. Për këtë qytet më lidh tradita familjare, sepse Esad Pasha ia ka dorëzuar çelësat e qytetit gjatë çlirimit malazez të Shkodrës.

Si stërnip i Luke Shutovog Dajkoviç, gjithmonë ndjehem bukur në këtë qytet, por gjithashtu me trishtim kur kujtoj mësimin e këngëve serbe, si: “Zidanja Skadra na Bojani” (ndërtimi i Shkodrës në Bunë) në letërsinë tonë.

Nuk e harrojmë historinë tonë, as me çmimin e jetës. Le të rrojë populli ynë, kudo që është", ka shkruar ai. /albeu.com/


Shtuar më 10/10/2020, ora 17:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori