Politikani i njohur shqiptar marton djalin: Dalin fotot romantike (FOTO LAJM)

Pëlqej
Djali i ish-deputetit Namik Dokle, i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar me martesë lidhjen e tij të dashurisë me Ornela Belën. Çifit ka organizuar një dasmë tradicionale ku kanë qenë të ftuar miq dhe familjarë të tyre.

Mirëpo ata kanë organizuar edhe një ceremoni zyrtare, teksa i janë betuar njëri-tjetrit për dashuri të përjetshme përpara kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Shumë urime Bleron Dokle dhe Ornela Bela! Të trashëgoheni e lumturoheni teksa nisni jetën e re bashkë në Tiranën tonë!

Qyteti bëhet më i mirë e më i fortë me çdo familje të re! Mbarësi!”, shkruan Erion Veliaj krahas fotove nga ceremonia e celebrimit të çiftit, shkruan Icon style.

Nga fotot shohim se ceremonia është zhvilluar në tarracën e Bashkisë së Tiranës, ku të pranishëm ishin edhe familjarët e dhëndrit dhe nuses.

Në krah të çiftit ishte edhe Namik Dokle, i cili shfaqej mjaft i lumtur për djalin e tij. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2018, ora 10:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori