Anëtari i partisë populiste gjermane AfD, Andreas
Winhart, së fundmi ka folur me tone përçmuese për
shqiptarët dhe të huajt që kërkojnë azil në Gjermani.
Ai ka ngjallur shumë debat në Gjermani, pasi i quan
shqiptarët hajdutë që të spastrojnë shtëpinë.
Sipas mediave vendase
Winhart në një fjalim të fundit para fushatës së partisë të ekstremit të djathtë në Bad Aibling, i quajti shqiptaret hajdutë, dërkohë që azilkërkuesit dhe emigrantet afrikane si bartës të SIDA-s.
“Kush nuk dëshiron që
shqiptarët dhe kosovarët në të ardhmen të vijnë si ndihmës mjekë në “shtëpitë
tuaja dhe të pastrojnë dhomat
tuaja (duke nënkuptuar vjedhjen), atëherë ju bashkohuni partinë AfD”, tha
Winhart. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2018,
ora 09:04