Politikanët tanë kanë përcjellë urimet në rrjetet sociale që në oret e para të ditës. Ata urojnë të gjthë shqiptarët
kudo ndodhen për festën e Pavarësisë.
Sali Berisha
"Gëzuar ditëlindjen, 103 vjetorin e Pavarësisë dhe ditën e Çlirimit, Shqipëri! Gëzuar mbarë shqiptarëve 28 nëntorin! Nderim të madh të rënëve të kombit tonë! Zoti e bekoftë Shqipërinë, flamurin dhe kombin shqiptar!!".
Jozefina Topalli
"Gëzuar Festën e Flamurit!".
Pandeli Majko
"Gëzuar Ditën e Flamurit për të gjithë ju vëllezër e motra
kudo që jeni. Gëzuar ditën e pavarësisë së Shqipërisë. Gëzuar ditën më të bekuar të Shqiptarisë, e cila na fton të reflektojme për atë që jemi dhe ku duam të shkojmë si komb. Ju uroj mbarësi në familjet e gjithsecilit në këtë ditë të shënuar për cilindo që flet dhe mendon shqip. GEZUAR!".
Eduart Ndocaj
"Dita nis me leximin e shtypit, "investimet e mëdha kineze". Gëzuar ditën e Pavarësisë të gjithë shqiptarët
kudo që janë!". /albeu.com/
Shtuar më 28/11/2015,
ora 09:44