Politikanet; ne vend te kumunikimit me median, zgjedhin internetin
Albeu.com
Facebook-u është bërë padyshim një nga gjërat pa të cilën shumë të rinj nuk mund as të imagjionojnë të shtyjnë ditën e tyre. Mirëpo përveç të rinjve kjo mani i është shtuar edhe politikanëve tanë të dashur që më shumti kanë krijuar profilin e tyre në Facebook.Po të klikosh në këtë faqe do të shikosh se gjen aty shumë miq, shokë e familjarë, por, vitin e fundit, ke mundësi të gjesh edhe politikanë dhe të komunikosh me ta sikur i ke miq prej vitesh. Në fakt kjo është bërë një mënyrë mjaft interesante për konsumimin e kohës së lirë të politikanëve të cilët në këto dite vere kanë zgjedhur Facebook-un përpara komunikimit me mediat dhe kërkesës për intervista. Kështu nga 140 deputetë të Kuvendit, 79 kanë faqen e tyre në "Facebook" ndërkohë që 61 të tjerët nuk e kanë ndjekur këtë "modë".

Nuk janë të paktë edhe ata që përmes llogarive të veta në Facebook, u përcjellin mesazhet dhe deklaratat simpatizantëve të tyre. Arben Malaj, Pandeli Majko dhe Petro Koci jane vetem disa nga politikanët që komunikojnë me publikun më shumë përmes internetit.

Kjo dukuri ishte edhe më e dukshme gjatë zgjedhjeve në Shqipëri, kur shumica e politikanëve shprehnin opinionet e tyre përmes Facebook.
Shtuar më 12/08/2009, ora 02:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori