Politikanet ne Maqedoni, mes bregdetit dhe shtepise
Albeu.com
Ku do t’i kalojnë pushimet verore politikanët e Maqedonisë? Është kjo pyetje që edhe vetë ata e parashtrojnë pas shumë aktiviteteve politike që kishin deri tani.Në këto ditë të nxehta vere ku të gjithë mundohen të ikin nga vapa dhe të bëjnë plazhin nëpër destinacione të ndryshme turistike edhe politikanët tanë tashmë kanë planifikuar se ku do kalojnë verën. Disa prej tyre kanë zgjedhur bregdetin shqiptarë, disa të tjerë akoma nuk kanë vendosur se ku do të pushojnë, ndërkaq ka edhe nga ata politikanë për të cilët vera nuk paraqet arsye për pushim dhe nuk i lënë anash aktivitetet e tyre të përditshme politike. Deri sa lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti këtë verë nuk do të pushojë dhe do të angazhohet me punë, kreu i Demokracisë së Re (DR), Imer Selmani ditët e nxehta verore do t’i kalojë diku në bregdetin shqiptar.
Burime të larta të BDI-së kanë thënë se për kreun e kësaj partie nuk ka pushim dhe se ai u mbetet besnik gjithmonë aktiviteteve politike brenda partisë.
“Për Ali Ahmetin nuk ka pushim”, kanë thënë në BDI, derisa janë në vijim edhe procesuimi dhe përfundimi i zgjedhjeve të Këshillave vendorë nëpër degë. Ndërkaq, zëdhënësi i DR-së Visar Ramadani ka thënë se lideri i tyre Imer Selmani ka vendosur që këtë verë ta kalojë diku në bregdetin shqiptarë diku kah fundi i muajit korrik. Ndërkaq nga kabineti i liderit të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) thanë që Branko Cërvenkovski akoma nuk ka vendosur se ku do t’i kalojë ditët e nxehta të stinës. Ngjashëm me Cërvenkovskin edhe kryetari i parlamentit të Maqedonisë Trajko Veljanovski nuk kishe planifikuar se ku do ta kalonte verën, ndërkaq zëdhënësi i tij Todor Pendarov ka thënë se edhe nëse vendos kryeparlamentari Veljanovski kjo nuk do të jetë një destinacion i largët. Edhe pas tentimeve të redaksisë për të kuptuar se ku do të bëjnë plazhin lideri Menduh Thaçi dhe Nikolla Gruevski, nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) si dhe nga VMRO-DPMNE, nuk ishin të kapshëm për të na dhënë informacionin e duhur. Rreth kësaj çështje të ndarë janë edhe shumica e deputetëve, ku disa nga ata ende nuk kanë vendosur se ku do të drejtohen për pushimet e sivjetmë verore. (koha)
Shtuar më 20/07/2010, ora 18:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori