Politikanët merren më shumë me fushatë sesa me problemet qytetarëve
Ambasadori amerikan Alexander Arvizu ka bërë përgjegjëse klasën politike për progresin e ngadaltë të Shqipërisë në proçesin e integrimit. “Shqipëria nuk po performon aq sa duhet, ka shumë debate për marrjen e statusit. Nuk ka arsye përse Shqipëria të mos renditet përkrah vendeve të tjera të rajonit”, ka deklaruar Arvizu.

Sipas tij, për këtë situatë përgjegjëse është politika shqiptare, e cila anashkalon problemet e qytetarëve për interesat e saj. “Politika është përgjegjëse që Shqipëria ka mbetur e fundit në rajon. Politikanët merren më shumë me fushatë sesa me problemet qytetarëve”, ka theksuar Arvizu nga qyteti i Elbasanit, ku ndodhet në kuadër të nismës ‘Vepro tani’, të promovuar pikërisht nga ambasada e Shteteve të Bashkuara. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2012, ora 11:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori