Politikanet fajtor per ekzodin e shqiptareve nga Maqedonia
Albeu.com
Është ulur dukshëm numri i shqiptarëve nga rajoni i Kumanovës që braktisin vendin për të kërkuar azil në vendet Bashkimit Evropian e në veçanti në Belgjikë. Të dhënat e agjencive turistike bëjnë të ditur sot për në Beligjikë kanë udhëtuar vetëm 12 persona për ...... dallim nga ditët e kaluara kur për në këtë vend niseshin edhe nga 3 autobusë. Në rënien e fluksit të largimeve kanë ndikuar paralajmërimet e shumta të autoriteteve belge dhe atyre vendore, se gjasat që ata të përfitojnë nga azili janë zero. Ndërkohë, qytetarët nga ky rajon thonë se largimet për në Belgjikë janë bërë për shkak të kushteve të rënda ekonomike dhe fajin për këtë ia hedhin politikanëve, të cilët sipas tyre, asgjë nuk kanë bërë për këtë rajon, që t'i motivojnë banorët të mos braktisin vatrat e tyre. (alsat-m)
Shtuar më 27/02/2010, ora 22:28
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori