Policët surprizojnë Tahirin në ditën e fundit të punës, ja dedikimi (FOTO LAJM)

Saimir Tahiri ka lënë sot zyrën e ministrit të Brendshëm, teksa postin e tij do ta zërë Fatmir Xhafa. Në orët e fundit të punës, Tahiri është përshëndetur me një pjesë të vartësve dhe policëve.

Këto foto janë shkrepur paraditen e sotme në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ky Tahiri është përshëndetur me repartin “Shqiponja” dhe më pas ka mbërritur edhe në drejtorinë e Policisë Rrugore.

Policët e Qarkullimit i dhuruan një bluzë me logon e Rrugores ku shkruhej : “S.Tahiri, ministri për bëri ndryshimin”.

Më pas ka firmosur në të, jo vetëm Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, por edhe çdo punonjës policie.
Shtuar më 13/03/2017, ora 11:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori