"Policët janë superhajdutë"! Rama i kontrollon profilin komentuesit dhe ja nxjerr "të palarat"

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dalë në mbrojtje Policisë së Shtetit. Teksa komunikimin javor në Facebook e kishte për t’i dalë në krahë asaj pas rastit më të fundit, asaj të grabitjes së parave të një banke të nivelit të dytë në Qafën e Kasharit, edhe komentuesve zgjedh t’u përgjigjet atyre që kapen me Policinë.

Teksa një komentues i shkruan se policët janë superhajdutë, Rama pasi e ka zbuluar se ku jeton qytetari e sfidon duke i thënë se kur të kthehet nga Treviso të provojë t’u japë lekë policëve por i kujton arrestimin.

Komentuesi 1: Edi ti ke të drejt që i mbron se policia do të jetë në shërbim të popullit e shtetit e kështu duhet të jetë por ama të jesh i sigurt që janë super hajdut.

Edi Rama: Kur te vish ndonjëherë nga Treviso provo t’u japësh leke po vetëm mos thuaj pastaj pse më arrestuan! Respekte. /Albeu.com/

Shtuar më 12/02/2017, ora 23:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori