“Betohem për kokën e saj”, Rudina Dembacaj i “ve kapakun” akuzave se ka ndarë të bijën nga babai (VIDEO)

Prej kohësh, Aleksandër Varfaj, ish- partneri i Rudina Dembacajt hedh akuza në rrjetet sociale se e ka të pamundur të takojë të bijën, Viktorian.

“Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli,”-shkruajti së fundmi ish-partneri i Rudinës në Instagram krahas një fotoje me të bijën.

E pyetur nga ndjekësit në rrjete sociale lidhur me këtë deklaratë të ish-bashkëshortit, Rudina është shprehur se kjo është diçka që s’do ta bëjë kurrë. Kjo pasi ajo nuk dëshiron që e bija të takojë prindin e saj.

Madje, Rudina betohet edhe për kokën e të bijës.

@albeu.com #rudinadembacaj #markfrroku #vajza #shqiperi #babai #fyp #fypシ #viral #tiktok #viralvideo ♬ original sound – ALBEU