Policja e mirë Kryemadhi dhe polici i keq Luan Rama
Pëlqej
Që prej dërgimi me letër porosi të Ilir Metës në Presidencë verën e këtij viti, tek LSI e kanë kuptuar se nuk mund të përplasen më ballazi me ndërkombëtarët.

Këtu nis edhe loja "polici i mirë, polici i keq" në partinë e drejtuar nga bashkëshortja e Metës tashmë. Kjo e fundit nuk e prish vetë gojën me ndërkombëtarët duke nxjerrë Luan Ramën dhe Petrit Vasilin për të thënë akuzat më të rënda, të cilat nisin nga lidhjet korruptive tek pazaret, ndërsa vetë mban një profil konsensual duke ditur se nuk ka nga t'ia mbajë dhe nesër mund të detyrohet të ulët sërish në tavolinën e negociimit me bekimin e ndërkombëtarëve.

Përkundër furisë dhe akuzave të djeshme të Ramës ndaj ambasadorit Lu duke e quajtur edhe të korruptuar, Kryemadhi e falenderoi atë sot "për nxitjen e politikës shqiptare në drejtim të zgjedhjes së institucioneve legjitime të ngritjes së KLP dhe KLGJ dhe për rritjen e besimit të shqiptarëve në sistemin e drejtësisë".

Ccfarë tha Luan Rama dje?
Skandali i zgjedhjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe heshtja korruptive e ndërkombëtarëve!...

Pak ditë më parë, pikërisht më 8 dhjetor 2017, reforma në drejtësi mori dy goditje të rënda prej papërgjegjshmërisë së tepsimaxhorancës së drogës, e cila duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, zgjodhi në kundërshtim me kriteret e këtij ligji, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi!

Nga ana tjetër, në të njejtën ditë, e njejta maxhorancë e drogës, vendosi po në kundërshtim me Kushtetutën, të kapë politikisht funksionin e Prokurorit të Përgjithshëm, duke zgjedhur një kinse “të përkohshëm” me shumicë të thjesht? votash, kur jo vetëm përmbajtja, por edhe fryma e Kushtetutës detyrojnë zgjedhjen me shumicë të cilësuar!

Mjaftojnë vetëm këto dy raste, për të kuptuar se vullneti i maxhorancës nuk është reforma në drejtësi, nuk është as zbatimi i ligjit dhe as rikthimi i besimit qytetar tek drejtësia. Por rastet që përmenda më sipër fatkeqësisht na japin edhe pamjen në dy standarde të misioneve ndërkombëtare që asistojnë reformën në drejtësi, të EURALIUS-it dhe OPDAT-it! Se ndërsa nxituan të shpallnin një deklaratë të tyre që ishin për zgjedhjen me votim të thjeshtë të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, madje duke “guxuar” edhe t’i tregonin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë jashtë çdo tagri etik e ligjor kufijtë e legjitimitetit e të autoritetit të tij kushtetues, heshtën e nuk bëzanë për zgjedhjen e KED-së në kundërshtim me ligjin! Asnjë fjalë, asnjë koment! Dyfytyrësi korruptive! Heshtje që e kompromenton rëndë vet? rolin dhe misionin e tyre e i bën bashkëfajtor? me tepsinë e drogës ku ësht? miksuar qasja antiligjore e korruptive e vetë maxhorancës që zgjodhi KED-në!

Për të qenë më konkret po citoj fjalë për fjalë kriteret që parashikon ligji “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në nenin 221, për kandidatët që duhet të hidhen në short për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi:

1. Mund të përfshihen në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi vetëm ata magjistratë dhe gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, të cilët, në momentin e organizimit të shortit, plotësojnë kushtet e mëposhtme:

a) në kohën e hedhjes së shortit magjistrati e ka ushtruar funksionin për të paktën 10 vjet dhe anëtari i Gjykatës Kushtetuese për të paktën 1 vit;

b) nuk ka masë disiplinore në fuqi;

c) nuk ka filluar një procedim disiplinor para kandidimit;

ç) magjistrati ka përfunduar ciklin e plotë katër ose pesëvjeçar të studimeve në drejtësi;

d) magjistrati ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës;

dh) magjistrati është vlerësuar të paktën “shumë mirë” në 2 vlerësimet e fundit etik dhe profesional;

e) magjistrati ose gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nuk është nën hetim ose nuk është dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;

ë) magjistrati ose gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nuk ësht? dënuar më parë me sanksion administrativ për shkelje të rregullave ligjore në lidhje me deklarimin e pasurisë dhe konfliktin e interesave.

2. Kandidatët që nuk plotësojnë një nga këto kushte përjashtohen nga shorti.

Kështu thotë ligji, e shkruar e zeza mbi të bardhë. Mirëpo ligji u shkel; në short u futën të gjithë gjyqtarët pa asnj? dallim, an block, pas asnjë selektim siç e imponon ligji e madje, edhe ndër fituesit ka që nuk i plotësojn? kriteret e ligjit! Dhe kush e bëri këtë? Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, i keqpërdorur në këtë rast prej arrogancës së maxhorancës së drogës! Këtu merr fund parlamentarizmi, këtu merr fund kushtetutshmëria dhe legjitimiteti!

Ndërsa EURALIUS dhe OPDAT heshtën, a thua se nuk ishin aty!
Shtuar më 13/12/2017, ora 13:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori