Policia zbulon skemën, trafikantët përdornin 4 vjeçarin për transportin e hashashit në Greqi
Një sasi e konsiderueshme droge e cila po transportohej nga Shqipëria në Greqi është sekuestruar nga ana e policisë, ndërsa shpërndarësit e hashashit përdornin edhe një fëmijë për të mos rënë në gjurmët e tyre.

Bëhet fjalë për konkretisht 104 kg hashash, ndërsa për transportin e saj ishin vënë në lojë dy mjete, ku në njërën prej tyre ndodheshin shqiptarë.

Ky rast trafiku droge është goditur nga policia greke në Janinë, teksa trafikantët kishin përdorur edhe fëmijën për të shmangur dyshimet.

Në afërsi të fshatit Kallpaq, u ndalua një makinë ku udhëtonin dy gra me kombësi greke, 20 dhe 33 vjeç, së bashku me fëmijën 4-vjeçar të kësaj të fundit.

Brenda kësaj makine policia zbuloi 104 kg kanabis sativa. Një makinë e dytë shoqëronte automjetin me të cilën transportohej lënda narkotike.

Në mjetin e dytë u arrestuan tre persona, një burrë dhe një grua shqiptare si dhe një shtetas grek.

Përveç sasisë së drogës, u sekuestrua edhe një pistoletë. /albeu.com/



Shtuar më 09/12/2016, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori