“U qëllova me armë nga një distancë e afërt”, anëtari i grupit të Niklës tregon si i shpëtoi atentatit

Mariglen Haka, i cili ditën e djeshme i shpëtoi një atentati me armë zjarri, ka dhënë dëshminë e tij para policisë.

Haka ka deklaruar se është qëlluar me armë zjarri nga një makinë të cilën e kishte nga pas dhe sipas tij distanca ishte e vogël.

Po udhëtoja me makinën time dhe ndalova në Nikël. U qëllova me armë zjarri nga makina që kisha pas. Persona qëlluan me armë ndaj meje nga një distancë e vogël. E pashe makinën pas meje, por nuk mendova se do qëllohesha. Autorin nuk e njoh”, mësohet se ka deklaruar Haka.

Në drejtim të tij vërshuan 20 plumba kalibër 9 milimetra duke e lënë të plagosur dhe kanë qenë bashkëfshatarët e tij që e kanë dërguar tek Spitali i Traumës./albeu.com