I nxehti “ulet këmbëkryq” në Shqipëri, sa litra ujë duhet të konsumojmë në ditë sipas ekspertëve

Temperaturat ekstreme të nxehta janë “ulur këmbëkryq” në vendin tonë, me temperaturat që kamë arritur deri në 40 gradë celcius. Ajo që duhet të bëjmë në këto ditë të nxehta është të mbrohemi nga vapa dhe të tregojmë kujdes me ushqimet dhe pijet që konsumojmë.

Ekspertët thonë se gjatë verës është esenciale konsumimi i disa litrave ujë në mënyrë që të shmangni dehidratimin dhe problemet tjera shëndetësore.

Përfitimet e një sistemi të hidratuar të trupit

– Rregulloni temperaturën e trupit
– Uji ndihmon veshkat të funksionojnë mirë dhe të largojnë toksina
– E mban lëkurën të shëndetshme
– Ndihmon në humbjen e peshës
– E rritë disponimin
– Shmangë gurët në veshka

Sa ujë duhet të pini gjatë verës?

Me nxehjen e motit, trupi juaj fillon të djersitet për të rregulluar temperaturën e vet. Njerëzit kanë 2.6 milionë gjëndra të djersës të cilat punojnë për ta rregulluar temperaturën e trupit duke liruar lëngje përmes poreve. Prandaj është esenciale që vazhdimisht ta kompensoni atë humbje të lëngjeve.

Sasia e ujit që duhet ta pini dallon nga personi në person. Ndonëse ekspertët amerikanë rekomandojnë t’i pini dy litra ujë, ekspertët tjerë thonë se më së miri është ta dëgjoni trupin tuaj, pra të pini çdo herë që e ndjeni veten të etur.

Vlen të ceket se nëse merreni me ushtrime fizike është e rëndësishme të konsumoni më shumë ujë.

Shenjat e dehidratimit

– Urinë me ngjyrë të verdhë
– Dhimbje e kokës
– Lodhje
– Urinoni më rrallë
– Marrje mendësh
– Kapsllëk./albeu.com/


Shtuar 17.07.2023 11:00