Policia zbardh detaje të reja nga ngjarja që tronditi mbrëmë Laçin, shpallen në kërkim autorët
Mbrëmjen e djeshme u plagos me armë zjarri kushëriri i Ervis Martinaj, Edon Martinaj në lagjen numër 1 të qytetit të Laçit. Ngjarja ndodhi pas një përplasje me armë zjarri me persona ende të paidentifikuar
Sot policia ka shpallur në kërkim autorët G.R. vjeç 21, banues në Laç i dyshuar për veprat penale " Vrasje me paramendim' mbetur në tentativë" dhe " Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve" dhe A.M. ( L.), vjeç 25 , banues në Laç për veprat penale " Mbajtje pa leje e armëve luftarake e municioneve" dhe " Moskallëzim krimi".

Njoftimi i policisë
Kurbin

Policia e Komisariatit Kurbin zbardh ngjarjen e ndodhur dje në Laç, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi E.M.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar të identifikuar

Policia e Komisariatit Kurbin, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, menjëherë pas ngjarjes ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga grupi hetimor, u bë e mundur zbardhja e dinamikës së ngjarjes së ndodhur dje në lagjen nr.1 Laç, ku shkak dyshohet vijim i një konflikti për motive të dobëta ndodhur para disa javësh, i cili ka vazhduar edhe dje duke u përshkallëzuar në plagosjen me armë zjarri të shtetasit E.M. që ndodhet në spital.

U shpallën në kërkim dhe punohet intensivisht për kapjen e shtetasve:
- G.R. vjeç 21, banues në Laç i dyshuar për veprat penale " Vrasje me paramendim' mbetur në tentativë" dhe " Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve"
- A.M. ( L.), vjeç 25 , banues në Laç për veprat penale " Mbajtje pa leje e armëve luftarake e municioneve" dhe " Moskallëzim krimi".

Vazhdon puna policore intensive për kapjen e tyre si dhe materialet procedurale në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.


Shtuar më 11/08/2019, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori