Policia zbardh detaje të operacionit “Porosia”
Policia e Tiranës zbardhi sot detaje të operacionit të koduar “Porosia” ku u arrit sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme lënde eksplozive si dhe arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.


"“Operacioni është finalizuar në rrugën “Sadik Petrela”, në Tiranë në momentin e shit-blerjes së lëndës eksplozive nga ana e pjesëtarëve të dyshuar të grupit kriminal. Të arrestuarit janë: Ilir Perikli Dhimo, 36 vjeç, banues në Krujë,Pëllumb Xhemal Daci, 46 vjeç, banues në Krujë,Emild Kasëm Taku, 27 vjeç, banues në Tiranë, Artur Adem Çelo, 40 vjeç, banues në Tiranë." u shpreh në një deklaratë për mediat drejtori i policisë së Tiranës, Ardian Çipa.

Sipas tij këta shtetas janë kapur në kushtet e flagrancës gjatë momentit të shitjes së sasisë eksplozive C4 dhe gjatë ndërhyrjes policore kanë tentuar të largohen për t`ju shmangur arrestimit.

Materialet e sekuestruara:
Eksploziv plastik C4 96 kg
Fitil detonator 37 kg
Ndezësa të minave 3744 copë
Kapsolla detonatore 2927 copë
Kapsolla detonatore elektronike 387 copë
Kapsolla elektronike detonatore me trup bakri 101 copë
Kuti plastike 521 copë
Një sasi e konsiderueshme kapsolla detonatore të ndryshme
200 metër linear fitil zjarr përcjellës
2 Tamburo
2 tufa përcjellësi elektrik
Si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh për armë si mitraloz, automatik model 56 si dhe pistoleta model TT.


Grupi hetimor vazhdon punën për hetimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal si dhe dokumentimin e veprimtarisë së paligjshme të kryer më parë nga këta shtetas.
Shtuar më 20/05/2014, ora 14:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori