Policia ka zbardhur detaje të reja nga
atentat që ndodhi sonte në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali, pranë Poliklinikës Qendrore.
Nga të shtënat e atentatorit në drejtim të lokalit, u plagosën tre persona. Një prej tyre ka marrë plumb në krah, kurse dy të tjerët janë plagosur në këmbë.
Një nga tre të plagosurit është Zhuver Sheka, 22 vjeç, bëjnë të ditur burime për “Panorama Online”. Dy të plagosurit e tjerë janë M.Sh., 20 vjeç, dhe F.K., 18 vjeç.
Të shtënat u dëgjuan rreth orës 22:05, ku sipas Policisë
autori ka qëlluar me armë zjarri për motive të dobëta. Të plagosurit ndodhen në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon për kapjen e tij.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit, i cili është larguar me shpejtësi./Albeu.com/
Shtuar më 04/01/2017,
ora 22:55