Policia: Vjedhjet në kryeqytet kryhen më shumë nga adoleshentët
Vjedhjet më të shumta në kryeqytet i kryejnë adoleshentët. Kështu është shprehur shefi i sektorit kundër vjedhjeve me dhunë e me armë në policinë e Tiranës.

Sipas tij rreziku më i madh i grabitjeve dhe vjedhjeve me dhunë në Tiranë vjen nga adoleshentët. Ndërkohë që moshat të cilat realizojnë këtë krim sipas Harri Gogos janë ata të moshës 16-17 e deri ën 22 vjeç. Por kjo nuk lë pas që të vjedhjet e armë autorë janë mosha 23-25 vjeç.

Sipas Gogos objektet më të preferuara për grabitësit janë ato që disponojnë shuma të mëdha parash ku përfshihn edhe bankat, që për këtë vit në kryeqytet numërohet vetëm një grabitje banke të nivelit të dytë.

Skema që përdorin grupet kriminale është pothuaje e njëjtë, me maskë dhe me armë. Ndërsa krimi i vjedhjeve me dhunë të çantave apo varseve sipas të dhënave është një krim i importuar nga jashtë dhe që në shumë raste kryehen nga përdorues të drogës./albeu.com/


Shtuar më 07/11/2011, ora 14:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori