Policia vijon asgjesimin e kanabisit në Dukagjin
Pëlqej
Policia e Shtetit vijon operacionin për asgjesimin e parcelave me bimë narkotike kanabis sativa në Dukagjin të Shkodrës. Shiu e ka vështirësuar ndërhyrjen e policisë në terrenin malor dhe pyjor, por operacioni i nisur që në orën 7:00, nuk është ndërprerë për asnjë moment.

Në këtë aksion policor janë angazhuar 160 forca, tre helikopterë dhe 15 automjete të Ushtrisë, që janë shtuar krahasuar me një ditë me parë, si në trupa dhe në mjete. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori